E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në rolin e një vrasësi

Denzel Washington po shikon për të pranuar rolin e një vrasësi në film. Fituesi i çmimit Oscar është në bisedime për tu paraqitur në filmin “Shovel Ready”.

Filmi trajton ngjarje në periudhën pas apokalipsit dhe do të adoptohet nga libri i gazetarit Adam Sternbergh, libër i cili ende nuk është botuar.

58 vjeçari do të mund të paraqitet në rolin e një vrasësi i cili duhet të vrasë të bijën e një evangjelisti autoritativ, por që përfundon duke u bërë mbrojtësi i saj.

Deri më tani nuk dihet se kush do të luaj rolin e vajzës. Deri në realizimin e filmit, fansat e tij mund të shohin Denzel në komedinë aksion-krim “2Guns”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›