Femrat protestojnë kundër gjuhës seksiste të deputetëve

Disa nga femrat kosovare, do të protestojnë te enjten, kundër qasjes dhe gjuhës seksiste në Kuvendin e Kosovës nga deputete.
Protestën e ka organizuar Instituti për Studime në Kulturë dhe Shoqëri. Institut ky që është alternativ akademik feminist që mëton të përhap dijen dhe të krijojë hapësirë për mendimin kritik dhe kreativ.
“Gratë përgjatë historisë kontribuan në luftën për liri e shtetndërtim, duke paguar shpesh herë çmim më të lartë se burrat. Në vend të mirënjohjes, disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjodhën ta qesin në pazar dinjitetin e atyre që mbijetuan përdhunime!”, thuhet në një komunikatë për media të drejtuar nga ku Institut.
Kuvendin e Kosovës, me 14 mars 2013, u miratua në parim Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre. Ky projektligj u miratua me tri vota më shumë në lexim të parë, duke e njohur për herë të parë ligjërisht statusin e personave ndaj të cilëve u ushtrua dhunë seksuale gjatë luftës.
“Gjatë seancës se 14 marsit, disa nga deputetët dëshmuan qasje seksiste dhe gjuhë denigruese. Asisoj, ata e lënduan dinjitetin njerëzor të të mbijetuarave të përdhunimit dhe i riviktimizuan ato”, shprehet Instituti i femrave. /Indeksonline/