E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në SHBA, një grua në krye të Shërbimit Sekret

Një grua u vendos për herë në krye të Shërbimit Sekret në SHBA, lajmëruan mbrëmjen e së martës mediat amerikane.

Julia Pierson, shefja e stafit të Agjensisë Sekrete, do të zëvendësojë Mark Sullivan, i cili shpalli dorëheqjen e tij një muaj më parë.

Shërbimi Sekret është një prej agjensive të këtij lloji në SHBA, e ngarkuar me mbrojtjen e presidentit dhe personaliteteve të tjera të vendit.

Gjithashtu, kjo agjensi merret me hetimin e krimeve financiare.

Sipas ekspertëve, detyra e parë e Pierson do të jetë përmirësimi i reputacionit të agjensisë, e cila u përfshi në një skandal prostitucioni gjatë vitit të shkuar.

Me origjinë nga Florida, drejtorja e re e Shërbimit Sekret ka një karrierë të gjatë në këtë agjensi, ku ngriti gradualisht shkallët pasi nisi si agjente terreni në vitin 1983./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›