E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxjerr të palarat e artistëve shqiptarë

Inida Gjata, e njohur si Zhaku, ka vendosur t’i dedikojë një libër vetes, ku pasqyrohet gjysma e jetës së saj dhe përplasja me njerëzit e tjerë.

Autobiografia e saj titullohet “Trimnika”, ku ajo si personazhi kryesor, e vetëquajtur në libër Nika (Trimëreshë), të “shërbejë” si një libër i hapur për të gjithë ata që e duan dhe ata që e kanë inat, për miqtë që tashmë i ka armiq të përbetuar, persona që janë në rrethin e medias televizive dhe artistëve.

Shkak për ketë rrëfim personal nga jeta e saj është bërë eksperienca e fundit e vajzës së njohur të ekranit në “VIP Shpija” në Kosovë, nga e cila doli me shumë bujë dhe keqkuptime.

“E luftuar pabesisht dhe e anatemuar nga persona të rëndësishëm të medias e më gjerë, ndaj të cilëve vendosa të hakmerrem me këtë libër”, transmeton "Panorama" sqarimin e saj në fund të librit.

Zhaku flet në faqet e këtij libri se si Flori MUmajesi nuk ia kishte dhënë kurrë paratë e teksteve, se si Kastro Zizo i kishte vjedhur këngën “Doruntina”, borxhet në shtet, ndërsa kishte ndodhur një keqkuptim meqë një aktivitet i saj ishte regjistruar gabimisht si sh.p.k., thashethemeve të Albana Osmanit në hotel për Shkëndije Mujajn, për lidhjet e saj me sheikë, dhe trajtimin si lodër seksi të këngëtares nga producentët dhe drejtuesit e “VIP Shqipja”.

Çdo rrëfim ajo e ka ilustruar me skica dhe karikatura mbi personazhet, ku mes tyre përmendet dhe nëna e Zhakut, aktorja Ermira Gjata, e cila kur mori vesh se vajza e saj do hynte në një show të tillë, i tha se do të vetëflijohej. Në këtë rrëfim, ajo boton dhe biseda personale me disa personazhe të njohur, mes të cilave veçohen ato me Kastro Zizon dhe Dr. Florin./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›