Big Mama zhvendoset në Bosfor nën kujdesin e një produksioni turk
Këngëtarja Big Mama shpërngulet në Turqi. Kështu bëjnë të ditura burimet tona të afërta me këngëtaren. Para jo më shumë se një muaj, në adresë të Big Mamës kishte arritur një letër në formë oferte për bashkëpunim me një nga produksionet më prestigjioze në Turqi. Menaxherët e këtij produksioni e kanë ndjekur me shumë kujdes për një kohë të gjatë karrierën e Bigit, edhe si këngëtare edhe si moderatore dhe janë impresionuar nga puna e saj. Big Mama me të pranuar ofertën, ka telefonuar në zyrat e produksionit dhe menjëherë ka ikur në një takim me menaxherët në Stamboll. Këngëtarja në Turqi po qëndron së bashku me një mike të saj, Jovana Tofiloska, për të cilën shumë pak dihet nëse e ka mikeshë apo menaxhere. Përveç që i kanë ofruar bashkëpunim me një kontratë të pakufizuar, Bigit i është ofruar mbështetje si një yll televizioni dhe po ashtu si këngëtare. Kështu që menjëherë i kanë premtuar se gjatë verës do të realizojë edhe një album së bashku me disa videoklipe. Mbi të gjitha nga këngëtarja kanë kërkuar që të vendoset në qytetin e Bosforit. Big Mama të hënën nënshkruan zyrtarisht kontratën e bashkëpunimit.