E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albani zgjedh Albanin për darkën e promovimit



Që ta bëjmë më të qartë, Alban Skënderaj zgjedh lokalin që menaxhohet nga Alban Dudushi për të promovuar klipin më të ri të hedhur në treg, të titulluar “Për herë të parë”. Siç tashmë e dimë, prezantuesi i njohur i programit “Top show” ka zgjedhur që këtë verë të merret me menaxhimin e një kompleksi, i quajtur “Fari”, që gjendet tek Liqeni Artificial. Tashmë njihet afërsia që ka Alban Skënderaj me stafin e “Top Channel”, kështu që darkën e promovimit e bëri pikërisht në këtë lokal, ku të ftuar ishin mjaft artistë të njohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›