E Diel, 1 Nëntor 2026

Femrat viktima te trafikanteve te droges ne Facebook

Gjate nje deklarate per shtyp zevendes ministri i Jashtem i Malajzise Richard Riot paralajmeroi popullin per rrezikun e rrjeteve sociale. Riot pohoi se rrjeti nderkombetar i shperndarjes se droges po perdor Facebookun per te mashtruar dhe futur ne rrethin e tyre viktimat e radhes.

Anetaret e rrjetit ne fillim zhvillojne biseda me keta femra per nje fare kohe derisa fitojne besimin e tyre. Me pas i bindin te transportojne paketat dhe si shperblim u premtojne dhurata. Femrat qe zgjidhen si transportuese jane vecanerisht ato qe nuk terheqin vemendjen.

Ne mes te dhuratave qe u premtohen femrave te perfshira ne rrjet nga trafikantet e Nigerise dhe Afrikes se Jugut jane dhe udhetimet ne Lindjen e Larget dhe Amerike.

Perhapja e madhe e rrjeteve sociale ne Malajzi e ben dhe me te rrezikshme situaten.

Rezultatet e studimit te zhvilluar nje muaj me pare nga nje kompani nderkombetare e njohur si TNS treguan se Malajzia eshte populli me social sepse nje person mund te kete deri ne 233 shoke ne internet./Start/

2010-12-11 1303

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›