Fenerbahce nënshkruan me Topal

Fenerbahce ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin e Valencias, Mehmet Topal.
Klubi turk ka harxhuar 4.5 milionë euro për të transferuar ish-lojtarin e Galatasarayt, i cili ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.
“Jam shumë i lumtur. Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa e madhe është Fenerbahce. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”.
“Dua të tregoj mirënjohjen time për tifozët e Fenerbahces. Ata nuk më kanë shfaqur asnjë antipati. Do të bëj gjithçka ta meritoj këtë fanellë. Do të luftoj për t`u pranuar nga tifozët”, ka thënë Topal për kanalin televiziv të klubit.