E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Nesta transferohet tek Montreal Impact

Montreal Impact ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin veteran italianë, Alessandro Nesta. Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu," tha Nesta në një konferencë shtypi. "Pavarësisht nga disa oferta për të vazhduar karrierën time në Evropë, unë isha duke kërkuar për një sfidë të re dhe vendosa për të luajtur në MLS”.

Edhe drejtuesit e Montreal Impact janë shprehur tepër të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, duke thënë se kemi nënshkruar me nje nder mbrojtësit më të mirë në botë, pavarësisht moshës së tij. Nesta tek Montreal do ti bashkohet italianit tjetër, të transferuar së fundi, Marco Di Vaio.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›