E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PD-PS të thyejnë heshtjen, të miratojnë kërkesën tonë

Kreu i PDS-së Paskal Milo ka kërkuar nga dy partitë kryesore në vend në marrin në konsideratë kërkesën e të “vegjëlve” për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat, Milo theksoi se pas sinjalit pozitiv që morën dje nga komisioni i reformës zgjedhore, pret një reflektim nga palët ditën e hënë.
 

“Dje, komisioni i reformës zgjedhore konfirmoi se do të shqyrtojë kërkesën e partive të vogla për reformën zgjedhore. Shpresoj që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të thyejnë heshtjen disamujore dhe të marrin në konsiderate partitë e vogla. Dyshojmë se duke lënia në dorë të ekspertëve është një manovër politike e palëve. Shpresojmë që të hënën dy partitë të reflektojnë dhe ta miratojnë kërkesën tonë. I bëj thirrje edhe PS që ka mbështetur idenë e korrigjimit të sistemit zgjedhor. Janë vetëm dy faktorë politikë që mund t`i japin zgjidhje kësaj çështjeje” ka shtuar Milo
 

Gjithashtu Milo tha se nëse të hënën komisioni për reformën zgjedhore do të tentojë ta shtyjë vendimin, atëherë partitë e vogla do të reagojnë. Ai shtoi më tej se do të jetë përgjegjësi edhe e OSBE-ODIHR, nëse mbyll sytë në këtë situatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›