E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feniks në Çeki, luan për mrekulli

Skuadra e njohur në futsallin kosovar, Feniksi nga Drenasi është kthyer nga një turne i karakterit miqësor që kishte në Çeki. Skuadra e futsallit kosovar zhvilloj tre ndeshje në Çeki me skuadra të njohura në ligën Çeke.

Një fitore, një barazim dhe një humbje ishte bilanci i rezultateve të Feniks.
Feniksi e fitoj ndeshjen e parë ndaj skuadrës Betis Kadan me rezultat 9 me 2.

Në ndeshjen e dytë Feniks humbi nga njëra nga skuadrat më të mira Çeke, Benago me rezultat 7 me 6, edhe pse Feniks ishte duke fituar 3 me 0.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit, Feniks barazoj ndaj skuadrës së fortë Slavia Pragë. 2 me 2 ishte rezultati final i ndeshjes.

Në të gjitha ndeshjet Feniks filloj ndeshjet me himnin e Kosovës. Për këtë turne, kanë shkruar edhe media të njohura çeke të cilat e kanë vlerësuar lart skuadrën kosovare, sidomos për futbollit e bukur që ka aplikuar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›