E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super ekipi i Bayernit me Guardiolën

Afrimi i Pep Guardiolës te Bayern Munchen pritet të shkaktojë një revolucion jo vetëm në klubin bavarez port në të gjithë futbollin gjerman. Tekniku, i cili fitoi gjithçka në drejtimin e Barcelonës, pritet të sjellë në ndryshime të mëdha në filozofinë e futbollit në Bundesligë.

Por për të kryer këto ndryshime Guardiolas do ti duhet të ndërhyjë në merkaton e verës në mënyrë që të afrojë elementët që i duhet për të pushtuar më pas Gjemaninë dhe gjithë Europën.

"Sky Sport" ka publikuar emrat e 11 futbollistëve, me të cilët Bayern Munchen i Pep Guardiolës do të mund të thyejë hegjemoninë e Barcelonës. Ekipi është ky: Manuel Neuer, Philipp Lahm, Inigo Martinez, Dante, David Alaba, Bastian Schweinsteiger, Javi Martinez, Isco, Luis Suarez, Neymar, Mario Gomez./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›