''Feniks''-i i Tunës dhe Cozman

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu po punon në realizimin e një videoklipi që do ta sjellë së shpejti.
Bëhet fjalë për duetin e saj me Cozman (Ylber Abdullahu) që pritet të jetë një ndër hitet verore.
Tuna ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të publikuar pamjet e para nga kjo videosidhe ka zbuluar titullin e këngës, “Feniks” (zogu mitologjik që vdiste dhe rilindte nga hiri i tij).
Këngëtarja është angazhuar edhe në përgaditjen e albumit të saj më të ri. /Indeksonline/