E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fenix", goditet një grup grabitësish, në pranga 7 persona

Operacioni i koduar "Fenix¨, nga policia e Tiranës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi grabitësish të përbërë nga 7 persona. Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer grabitje në kryeqytet. Atyre u sekuestruan 2 pistoleta, si dhe një armë antitank. 

TIRANE- Në kuadër të operacionit të koduar “Fenix”, strukturat e hetimit të Krimit të Policisë së Tiranës, kanë bërë të mundur arrestimin e 7 personave, të dyshuar për një sërë grabitjesh, të ndodhura në harkun kohor të tre muajve të fundit.
Ky operacion është zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Qarku Kukës, ku pas një hetimi një mujor, u arrit dokumentimi ligjor e një sërë vjedhjesh me armë të realizuara në kryeqytet, në kohë e vende të ndryshme.

Shtetasit e arrestuar janë, ƒnAdnand Dauti, 22-vjeç, banues në Kukës, i proceduar më parë për veprën penale të vjedhjes, Pajtim Çahani, 24-vjeç, banues në Babrru, Ermal Dida, 24-vjeç, banues në Durrës, ƒnIsmail Gjana, 24-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Nënoficer në Policinë Ushtarake. Behar Rexha, 18-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë. ƒnBesmir Toçilla, 23-vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Si dhe ƒnGazmir Shehu, 23-vjeç, banues në fshatin Kavajë, i padënuar.

Të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë periudhave kohore Tetor-Dhjetor të vitit 2008 dhe në fillim të këtij viti, të kenë kryer një sërë veprash të renda penale si vjedhje me dhunë, vjedhje me armë, vjedhje të pasurisë së tjetrit, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje.
(a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›