Buxheti i Tiranës, LSI: Ne do votojmë sërish kundër
LSI ka lënë të kuptohet sot se vota në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Tiranës për pr/buxhetin e kryeqytetit do të jetë sërish kundër. Sekretari i Përgjithshëm i kësja partie, Petrit Vasili ka theksuar se vota nuk është politike.
TIRANE-Levizja Socialiste per Integrim ka paralajmëruar këtë të dielë se do të votojë serish kundër buxhetit te Bashkise së Tiranës. LSI deklaroi se nuk e ka politike votën, porse ka arsyetuar se Rama nuk ka reflektuar ndaj kërkesave që keshilltaret e kësaj force kanë bërë.
Votimi pritet të bëhet gjate diskutimit te dyte qe do t’i behet nga keshilli Bashkiak të marten e 3 Shkurtit. Sipas Sekretarit të Pergjithshëm të LSI, Petrit Vasili që sot u prononcua nga selia e kësaj partie për problemet në shëndetësi, se “Keshilltaret e LSI kane votuar kunder modelit te bunker bashkise se kryetarit te bashkise se Tiranes që refuzon të bashkepunojë dhe te beje trasparencen e parave duke perbuzur mundin djersen dhe skarificat e panumerta te qyatareve qe paguajne taksat”, duke shtuar se “ne kete menyre keshilltaret e LSI nuk mund te lejojne qe keto miliarda leke te shperdorohen me arrogance,pa trasparence dhe ne menyre korruptive”.
"Kryetari bashkise se Tiranes refuzon te beje trasparencen dhe te sqaroje se ku do te perdoren dhe si do te perdoren 19 milion dollare investime qe jane me te medha se te gjithe investime qe marrin dhjetra bashki te marra se bashku", u shpreh Vasili.
Vasili sqaroi më tej per mediat se LSI nuk e ka politike voten kunder buxhetit, nisur nga fakti qe ne bashki te tjera ne rrethe, keshilltaret e saj i kane votuar buxhetet e bashkiakeve socialiste.
”Ne kemi votuar buxhetin e bashkise edhe ne Bashkine e Beratit dhe Elbasanit, etj, ku kryetaret jane socialiste dhe vota e LSI ka qene ajo qe ka bere te mundur kalimin e ketij buxheti, por ne Tirane, kryeproblemi i buxhetit eshte vete kryetari bashkise së Tiranës, jo bashkëpunues, refuzues, perbuzes.
Vasili akuzoi kryesocialistin Rama se po tenton të përdorë këshillin bashkiak si një strukturë të PS-së “dhe ku ai me arrogance e neperkemb dhe bën c’te doje”.
Rrëzimi i projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës nga votat e anëtarëve të këshillit bashkiak me votat e PD e LSI është dënuar hapur nga Edi Rama. Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë ai ka ftuar të votohet buxheti i Tiranës duke theksuar se bëhet fjalë për paratë në shërbim të komunitetit dhe jo për politikë.
(d.b/BalkanWeb)