E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi pritet të miratojë nesër 7 vendet bosh në KQZ

Parlamenti pritet të votojë këtë të hënë emrat e rinj për 7 vendet bosh në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, që pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. Partitë politike plotësuan këtë javë detyrimin ligjor, duke dërguar në Kuvend propozimet e tyre . 

TIRANE- Kuvendi pritet të miratojë në seancën e së hënës anëtarët e rinj të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve pas depozitimit që i bënë emrat partitë parlamentare që e kanë këtë të drejtë në bazë të Kodit të ri Zgjedhor. të mërkurën e shkuar Partia Demokratike depozitoi emrat e Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefmit për anëtarë të Komisionit qendrorë të Zgjedhjeve si dhe emrin e Arben Ristanit dhe Albana Vokshit, midis të cilëve do të zgjidhet dhe kryetari i këtij komisioni.
Ndërsa socialistët i dorëzuan demokratëve katër emra për dy vende në KQZ, prej të cilëve në votim do të shkojnë Sëshira Subashi aktualisht anëtare në komision, si dhe juristi Artan Laze. Republikanët si forcë e dytë për nga numri i deputetëve brenda maxhorancës, kanë dërguar në kuvend emrat e Klemnet Zgurit dhe Arben Braçes. Ndërsa Partia Social Demokrate nga e majta ka çuar emrat e Pavli Zerit dhe Pandeli Varfit. Të gjithë kandidatët e propozuara nga forcat politike do të diskutohen dhe votohen në seancën plenare të së hënës. Do të jetë pikërisht vota e deputetëve ajo që do të përcaktojë përbërjen e re të KQZ-së. Me ligjin e ri të zgjedhjeve Komisionin Qendror i Zgjedhjeve do të përbëhet nga 7 anëtarë dhe jo më nga 9 siç ishte përbërja e këtij komisioni për zgjedhjet vendore për vitin 2007.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›