E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo pret Amb. maqedonas: Së shpejti marrëveshje mes dy vendeve

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo priti në një takim ambasadorin e Maqedonisë të akredituar në Tiranë, Vele Trpevsk.
 

Gjatë takimit Ministri Tavo e ka falenderuar ambasadorin Trpevsk për mbështetjen e dhënë në fushën e shëndetësië, kryesisht ndaj pacientëve të dializës.
 

Nga ana tjetër Ambasadori maqedonas, Vele Trpevsk garantoi se së shpejti një tjetër marrëveshje do të realizohet ndërmjet dy vendeve, ndërsa e ka vlerësuar marrëdhënien e Maqedonisë me Shqipërinë, ndër më të mirat në rajon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›