Fenomeni i incestit ne Kosove - Fshehja e fakteve favorizon keqberesit

Ne tri vitet e fundit ne Policine e Kosoves jane raportuar vetem 4 raste te incestit thote Sabrije Kamberi zyrtare per Informim ne Policine e Kosoves. Ne baze te statistikave ne vitin 2008 ne Policine e Kosoves eshte raportuar per nje rast te incestit i cili ka rezultuar me vrasje e qe motivi ka qene keqtrajtim seksual. Ne vitin 2009 jane raportuar tri raste te incestit dy raste jane cilesuar dhunim ndersa nje rast tentim dhunimi. Ndersa ne vitin 2010 nuk eshte raportuar asnje rast i incesti sipas zonjes Kamberi.
Nje grua kosovare ne kushte anonimiteti rrefen per Dojce Vele-n cfare i ka ndodhur nje familjareje te saj. Rasti eshte njeri nga tri te raportuarat ne polici Jo cika nuk ka desht por tezaku i vet e ka rrejt Mka cu nana me tmar me fjet te na edhe kah e ka pru e ka dhunu nmal. Por kur e ka lane shtatzane ka dashte me e cu te mjeku me abortu. Kur ska dashte kjo e ka rreh se e ka pa veten cka ba. ika pas rrahjes e ka lajmeru npolici dhe ka kallxu se e ka dhunu. Ai po e mban burgun tri vjet per kete rast e tezakja i ka lind cike e ka dhane per adoptim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sabrije Kamberi nga policia e Kosoves
Incesti - i veshtire per trajtim nga ana gjyqesore
Per shkak te mosbashkepunimit te deshmitareve dhe heshtjes se fakteve nga familjaret incesti mbetet lenda me e veshtire per tu trajtuar nga gjykatat ne Kosove. Mejdi Dehari gjyqtar penalist ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine i cili ka trajtuar lende te incestit sjell detaje nga pervoja e tij Kemi pas nje rast ku viktima pas incestit me babain eshte largu nga shtepia dhe ka qene e veshtire sjellja e saj ne shqyrtimin gjyqesor. Pas ngritjes se aktakuzes gjykata nuk ka mundur te mbeshtese vendimin vetem ne nje deklarate te nje te afermit te saj ndersa ajo pasi eshte sjelle ne gjykate ka thene vetem te kunderten sepse nderkohe ka krijuar familje. Mirepo i njejti person ka provuar te abuzoje edhe me vajzen tjeter e ajo e ka thene te verteten para Trupit Gjykues pa ngurrim. Dhe keshtu personi eshte denuar mbi kater vjet per tentim dhunimi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mejdi Dehari gjyqtar penalist ne Prishtine
Rezistenca e forte e familjeve te prekura nga fenomeni ishte pengese ndaj nismes se akademik Pajazit Nushit per hulumtimin e mirefillte te incestit. Naime Sherifi drejtoreshe e Strehimores per Gruan dhe Femijen ne Prishtine ku me programe te vecanta jane trajtuar tri viktima te incestit e di se arsyet e kesaj rezistence jane Pike se pari stigma. E dyta pikepyetja ku do te mbetem pas kesaj a do tme pranoje rrethi Dhe e treta mosbesueshmeria ne institucionet e rendit. Drejtoresha Sherifi e cila ka pare nga afer mohimin e fenomenit nga familjaret e viktimes-Sepse ata jane me shume te interesuar ta mbyllin rastin se eshte ceshtje nderi dhe ata perpiqen te mbajne nje moral te rrjeshem ne menyre qe mos tiu dal nami i zi.
Nje sistem i forte vlerash - ka efekt parandalues
Nuk ka mjedis kulturor as social pavaresisht nga shkalla e zhvillimit i cili nuk e ndalon incestin. Ky fenomen ka terhequr vemendjen e mendimtareve qe ne koherat e lashta ndersa edhe feja ka thene fjalen e vet lidhur me ndalimin e marredhenieve seksuale brenda farefisit deri ne faqen e katert.
Ndersa eliminimi i fenomenit varet shume prej zhvillimit te sistemit te vlerave sociale i cili dikton normat morale qe e ndalojne rreptesisht dukurine e incestit thote Prof.Dr. Pajazit Nushi sipas te cilit kryesit e kesaj vepre penale kane probleme te renda psiko-patologjike dhe medoemos duhet tiu nenshtrohen seancave te posacme psiko-terapeutike. Ne te kunderten zhvillimi i individeve qe kane pesuar apo i jane nenshtruar dukurise se incestit nuk mund te jete normal ndersa ky anormalitet do te shfaqet gjate jetes qofte edhe ne moshe te shtyre ne te shumten me agresivitet te dukshem.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Naime Sherifi drejtoreshe e Strehimores per Gruan dhe Femijen ne Prishtine
Kodi Penal i Kosoves parasheh denime te ashpera varesisht nga pasojat e kesaj vepre penale. Ndersa rasti me makaber i incestit ne Kosove mbetet dhunimi dhe ngulfatja e nje vogelusheje 7 vjecare nga axha i vet i cili ka perfunduar me denimin capital 40 vjet heqje lirie.
Prof. Dr. Pajazit Nushi Per kete arsye ne psikologji konsiderohet se formimi i Mbi-Uni te njeriut me ane te edukates familjare e sidomos zhvillimi sistematik i ketyre vlerave eshte nje prej kushteve kryesore te ikjes ose te largimit te individeve nga dukuria e incestit. Edhepse fenomeni i incestit ne Kosove dhe rajon eshte shume me i shprehur perpjekjet per hulumtime nuk kane sjelle rezultate shkencore ngaqe fenomeni zhvillohet ne forma tejet te fshehta.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Lindita Arapi