Mos eshte e vogel ombrella e shpetimit prej 750 miliarde eurosh

Pas takimit te ministrave te Financave te 17 vendeve te eurozones ende nuk eshte e qarte se cvendim do te merret ne lidhje me paketen per shpetimin e euros ne takimin e kryetareve te shteteve dhe te qeverive me 4 shkurt. Duhet zgjeruar apo jo fondi 750 miliardesh Opinionet ne kete pike ndahen.
Ombrella e shpetimit doli ne drite kur ne fillim te vitit te kaluar Greqiau ndodhthuajse te prag te falimentimit shteteror. BE dhe FMN e ndihmuan me nje pakte emergjence prej mbi 110 miliarde eurosh. Por zgjerimi i krizes se borxheve e beri te domosdoshem krijimin e nje mekanizimi te qendrueshem. Per kete ne pranveren e vitit 2010 u krijua nje fond shpetimi i cili ofron borxhe per vendet ne krize. Irlanda ishte vendi i pare qe mori prej ketij fondi te ri nje ndihme prej 85 miliarde eurosh. Aktualisht ky fond ka nje vellim prej 750 miliarde eurosh.
Gjermania kunder zgjerimit te fondit te shpetimit
Por si Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni i BE-se jane te mendimit se ky fond emergjence duhet shtuar. Javen e kaluar presidenti i komisionit te BE-se Jos Manuel Barroso kishte kerkuar zgjerimin e ombrelles se shpetimit prej 750 miliarde eurosh.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Wolfgang Schuble CDU Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble beri thirrje per qendrim te matur. Ai tha se per momentin ombrella e shpetimit nuk eshte ne stres. Fondi funksionon dhe eshte ne rruge te mbare tha ministri Schuble duke sqaruar se qeveria gjermane ishte cuditur prej kerkeses se Barrosos sepse deri tani nuk jane perdorur as 10 e ketij fondi i cili parashikohet te ekzistoje nje here per nje here deri ne vitin 2013.
Wolfgang Schuble e hodhi serish poshte kerkesen per shtimin e sasise se parave qe kane ne dispozicion ombrella e shpetimit duke theksuar se eshte i hapur per shtimin e sasise se parave qe i vihet ne rast nevoje ne dispozicion nje shteti te zones se euros.
Edhe ministri austriak i Financave Josef Prell u shpreh se per momentin nuk sheh ndonje nevoje per zgjerimin e fondit. Si edhe shume ministra te tjere Prell kerkoi nje shtim te efektivitetit ne menyre qe behet i mundur shfrytezimi me i mire i sasise se ketij fondi qe perdoret si garanci per marrjen e kredive te tjera.Bildunterschrift Ministrat e financave te vendeve te BE-se
Kerkese per zbatimin rigoroz te Paktit te Stabilitetit
Per te mundur qe te sigurojne kredi me perqindje te ulet ne tregjet nderkombetare te financave vendet e eurozones duhet te kene si garanci nje shume prej 440 miliarde eurosh. Ne kete menyre sasia qe mbetet ne dispozicion prej ombrelles se shpetimit prej 750 miliarde eurosh dhe e cila mund te merret borxh ne rast nevoje prej vendeve anetare te eurozones eshte vetem 250 miliarde euro.
Te pranishmit ne takim kerkuan qe te punohet me fort per respektimin dhe zbatimin e rregullave te Paktit te Stabilitetit te Euros ne menyre qe te gjitha vendet te reduktojne deficitet e tyre qe te forcohet aftesia konkuruese dhe qe te permiresohet harmonizimi ekonomik ne Evrope. Pas takimit nuk eshte e qarte se cvendim do te merret ne lidhje me paketen per shpetimin e euros ne takimin e kryetareve te shteteve dhe te qeverive me 4 shkurt.
Autor Ariane Mohr / Pandeli Pani
Redaktoi Aida Cama