E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand: Mourinho mund ta pasojë Fergusonin

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, dëshiron që ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ta vazhdojë suksesin e Sir Alex Ferguson si menaxher i klubit. "Ka shumë pak njerëz të cilët të cilët mund ta bëjnë këtë detyrë. Nëse flasim për dikë me ego dhe personalitet, i cili do të mund ta bënte atë, atëherë Jose Mourinho është emri i cili ju bie në mend", ka thënë Ferdinand. "Manchester United nuk është një klub i cili vetëm dëshiron të fitojë. Tifozët kërkojnë që suksesi të arrihet duke luajtur në mënyrën e Manchester United. Futbolli sulmues është jetësor për klubin. Për mua Jose Mourinho është shumë kujdesshëm në këtë aspekt të lojës si menaxher", shton mbrojtësi anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›