E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta:LSI, alternativa e së majtës progresiste

Lëvizja Socialiste për Integrim është alternativa e mirëqënies, alternativa e të majtës së vërtetë progresiste, u shpreh kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvilluar me struktura të kësaj partie në qytetin e Elbasanit. Duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Meta theksoi se LSI synon që të jetë forca e parë politike në vend dhe është e bindur tek suksesi dhe fitorja. Po vjen dita që të ndahemi nga tranzicioni me dy partitë e vjetra dhe të shkojmë me fitore në këto zgjedhje, deklaroi Meta në takimin e zhvilluar në selinë e kësaj partie në Elbasan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›