E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand: Vidiç është lojtari më i mirë këtë sezon

Mançester - Rio Ferdinand zgjedh Nemanja Vidiçin si futbollistin më të mirë të sezonit në Premier Ligën angleze. Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidiç përbëjnë qendërmbrojtjen hermetike të kampionëve absolutë të globit, Mançester Junaited.

“Mendoj se Vidiç duhet të shpallet lojtari i vitit, pasi ai e meriton këtë trofe. Zakonisht lojtarët e sulmit favorizohen më shumë për trofe personalë, prandaj mendoj se do të ishte një ndryshim pozitiv që këtë vit të shpallej një mbrojtës. Para disa vitesh Xhon Terri është shpallur lojtari më i mirë i vitit, megjithatë të rrallë janë mbrojtësit që e kanë fituar trofeun”, deklaron kapiteni i Mançesterit, Rio Ferdinand për “Sky Sports News”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›