E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet granata e dorës brenda shkollës në Bosnjes

Banja Luka - Rreth 1 500 nxënës në veri të Bosnjes u evakuan sot pas zbulimit të një granate dore në tualetin e shkollës së tyre. Policia boshnjake njofton se ngjarja ndodhi sot paradite në një shkollë të qytetit Doboj.

Po sipas saj, thuhet se granta e dorës ishte fiksuar mbi shkarkuesin e ujit, dhe në momentin që do të vihej në përdorim ajo, granata do të shpërthente. Policia boshnjake nuk jep detaje të tjera rreth ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›