Sedorf kërkon trofeun e 5-të në Ligën e Kampioneve
Milano - Klaren Sedorf kërkon të ngrejë edhe një herë trofeun e Ligës së Kampioneve përpara se të varë këpucët në gozhdë. Holandezi është 4 herë fitues i këtij trofeu, 1 herë me Ajaksin, 1 me Realin e Madridit, dhe 2 herë me Milanin, duke thyer kështu çdo rekord.
“Pasi të fitoj titullin e pestë në Ligën e Kampionëve, atëherë mund të mendoj për të mbyllur karrierën si futbollist. Ky titull është ëndrra ime, është e vetmja që kam për të realizuar. Nëse e arrij këtë, atëhere mund të them se kam kaluar një rrugë të bukur në karrierën time”, deklaron për “La Repubblica” sulmuesi i Milanit.