E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand Xhaferaj: “Jam durrsak, lashë qeverinë për qytetin, jo për para e beton si kundërshtari”

04-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Durrësit

Kandidati demokrat fton votuesit durrsakë që të shpëtojnë qytetin e tyre nga një rrezik permanent betonizimi, i cili ka nisur me Vangjushin në krye 4 vjet më parë. Ferdinand Xhaferaj premtoi kthimin e Durrësit në zonën më të zhvilluar turistike, ndërtimin e  Kampusit Universitar, e cila do të jetë një qendër e dytë në qytet, të rinjtë do të kenë një bibliotekë të re në qytet si dhe rikonstruksionin e Muzeut arkeologjik

Ferdinand Xhaferaj, kandidat i “Aleanca për qytetarin” për Bashkinë e Durrësit ka folur dje para votuesve të tij, qytetarëve durrsakë, në mitingun madhështor të Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në pallatin e sportit “Ramazan Ngjala”.
Duke e quajtur privilegj kandidimin në qytetin e Durrësit, në vendlindjen etij, ai shpjegoi para qytetarëve arsyet pse kandidon në këtë qytetet.
“Së pari unë jam durrsak, jam lindur dhe rritur në Durrës, po ashtu edhe gruaja ime ka lindur këtu, edhe vajza ime ka lindur këtu. Ndaj ne prindërit duam që e ardhmja e fëmijëve të jetë më e mirë këtu në qytetin tonë”, u shpreh Xhaferaj.
Duke iu referuar kandidati që ka përballë Xhaferaj tha se “Katër vite më parë Vangjush Dako do premtonte rrugë, punësim dhe investime, ku është sot Vangjushi. Sot, ky qytet flet me dy fjalë për të “Vangjushi ka bërë beton dhe para”.
Xhaferaj tha se Dako i ka futur dorën në xhep çdo qytetari të Durrësit dhe se ky qytet është bërë beton nga Dako.
“Në rrugët e Durrësit më shumë ka makina të betonit të Vangjush Dakos, se autobusë për qytetarët. ‘Aleanca për Qytetarin’ ka përballë ‘Aleancën për betonin’. Në këtë garë nuk jemi me Vangjush Dakon, ne jemi në këtë garë se kemi bindjen se shumë gjëra do t’i bëjmë mirë në këtë qytetet”, theksoi Xhaferaj.
Xhaferaj më pas shpalosi alternativat që i presin qytetarët durrsakë në vitet që vijnë pas investimeve që do kryen. Ai ju tha qytetarëve durrsake se kemi në plan edhe një rrugë hyrëse për në qytetet. Ndërsa rikujtoi se Porti i këtij qyteti është transformuar duke u krahasuar me një port evropian.
“Do të ndërtojmë një unazë dhe parkim për qytetin si zgjidhje për trafikuan. Kanalizimet në plazh janë shqetësuese për qytetarët. Do të punojmë për një zgjidhje përfundimtare për kanalizimet. Deti do të jetë pronë e qytetarëve jo e baltës dhe e betonit. Durrësi do të jetojë më mirë kur studentët do të kenë Kampusin Universitar, e cila do të jetë një qendër e dytë në qytet. Të rinjtë do të kenë një bibliotekë të re në qytet. Muzeu arkeologjik do të rikonstruktohet”, i tha Xhaferaj qytetarëve.
Ai deklaroi se bashkia e ardhshme do të krijojë mundësi për tregje, që të jenë sa më afër banorëve. Do të ulim me 50 për qind taksat për biznesin e vogël.
“Nxitja e punësimit pikë strategjike e programit tonë Durrësi i 2015 do të jetë një qendër e turizmit”, premtoi ndër të tjera kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›