E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja përse neobllokmenët po u kundërvihen rekomandimeve të Perëndimit

04-04-2011 / Nga Luan Myftiu

“Mendjemadhësía shkon kaluar dhe kthehet në këmbë” - La Fonten

Mëkatari nuk e dëshiron dritën, ligjin, transparencën, demokracínë. Ai do errësírën, rrëmujën, rebelimin, krizat, bllokimet, ngërçet dhe bojkotet. Mëkatari tenton t’i shmanget drejtësísë. Rama me klanin e tij nuk e duan integrimin e Shqipërísë në Europë. Ata nuk duan arritjen e standardeve të Perëndimit. Përkundrazi! Si mëkatarë, i vënë kushte Botës së qytetëruar, që ajo t’i pranojë kështu siç janë: prepotentë, arrogantë, antidemokratë, grabitës dhe mëkatarë të papenduar. Duan, pra, që Perëndimi të pranojë vjedhjet e tyre të sotme dhe vrasjet e pafalshme të djeshme. Këto fantazma duan të jenë të privilegjuar, madje të përkëdhelurit e përjetshëm të demokracísë së imagjinuar prej tyre. Prandaj, ashtu si Enver Hoxha, këta xhahílë i trajtojnë gati si armiq partnerët tanë ndërkombëtarë. Këta ngulmojnë ta bindin kështu Europën demokratike dhe Amerikën mike se vetëm këta xhelatë janë e ardhmja e Shqipërísë. Njëlloj si etërit e tyre obskurantistë, që e kishin marrë peng popullin. Bijtë e bllokmenëve mburren sot me mitingjet dhe i hakërrohen, si Shqipërísë së martirizuar prej tyre, ashtu edhe Perëndimit duke u lënë të kuptojnë se, pa qenë këta në krye të shtetit, nuk mund të ketë në Shqipërí as integrim, as paqe sociale, as pluralizëm politik, as reforma. Shkurt, bijtë e bllokmenëve, me Ramën në krye, i kanë hipur në zverk popullit dhe me politikat e tyre destruktive, po i japin mesazhe ogurzeza botës së qytetëruar. Kurse vetë qytetërími, duke menduar aspiratën e një populli të vuajtur në diktaturë, përpiqet t’i bindë xhelatët e rinj se, veç integrimit, nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar Shqipërínë nga hijet e së kaluarës, nga diktatura e të privilegjuarve, nga gjithë ata, që duhet të përgjigjen për të djeshmen kriminale dhe korrupsionin e sotëm. 
Rama me shokët e vet u mësuan ta trajtojnë popullin si mish për top. Me këtë “vizion” Rama kërkon të bëhet një diktator “moder” dhe të sundojë në Shqipërí si një sulltan. Por kohët kanë ndryshuar dhe krimet e djeshme bashkë me vjedhjet e sotme i rrinë mbi krye si shpata e Damokleut. Për t’i shpëtuar ndëshkimit të pashmangshëm, Rama krijon lloj-lloj alibish, sajon “kushte” dhe trillon kriza artificial, që të pengojë hapjen e Shqipërísë, shpalosjet e ligjit dhe mbretërímin e demokracisë së vërtetë. Një fjalë e urtë thotë “Ruhuni nga ai që ka lexuar vetëm një libër!”. Rama është kapur pas gjoja “shenjtërímit” të votës së lirë dhe nuk pranon veçse zgjedhje, me kushte që të nxjerrin vetëm atë fitues. Por, edhe sikur të zhvillohen zgjedhjet më të përsosura në historinë e njerëzimit, Rama dhe klani i tij përsërí e përsërí do të ankohen për parregullsí, për shkelje të standardeve, për manipulim dhe vjedhje të votës. “Kushtet” e tyre nuk janë veçse shprehja e hapur e kërkesës së tyre arrogante për të marrë pushtetin me dhunë. Ata duan sot të sanksionojnë si universale të drejtën e kontestimit, sepse kjo u ka mbetur alternativa e vetme e mbijetesës së tyre në politikë. Ata u thonë miqve ndërkombëtarë që të heqin dorë nga standardet dhe parimet universale të demokracísë dhe të pranojnë një neodiktaturë të bijve të bllokut, nëse dëshirojnë që këta uzurpatorë “liberalë” ta lejojnë popullin të gëzojë diçka nga liritë dhe të drejtat e njeriut, si gjithë popujt e civilizuar.
Nuk mund të pranojnë kusarët të sundojë në Shqipërí ligji i barabartë për të gjithë. Nuk nuk mund të pajtohen neobllokmenët me dhënien llogari për pasuritë e grabitura. Nuk mund të jenë dakord ithtatët e diktaturës me dënimin e krimeve të komunizmit. Prandaj sajojnë çdo ditë alibi, ngërçe, bllokime, bojkote dhe vënë “kushte” që të pengojnë zgjedhjet dhe, nëpërmjet tyre, edhe integrimin e Shqipërísë në Europë.
Grabitësit e pronës, vrasësit e të pafajshmëve, penguesit e liberalizimit të vizave dhe organizatorët e frymëzonjësit e rrëmujave për marrjen e pushtetit me dhunë, nuk mund të pranojnë që të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk mund të jenë dakord shpifësit dhe trilluesit e zgjedhjeve të manipuluara të zhvillohen zgjedhje të standardeve europiane. Ky do të ishte fundi i tyre. Prandaj ata do të vazhdojnë me këmbëngulje të sajojnë ”kushte” sa më absurde dhe të parealizueshme, në mënyrë që në Shqipërí të mbetet kjo gjendje dyshimi midis forcave politike. Ata duan që faji të mbetet jetim, vjedhjet të “justifikohen”, të privilegjuarit e djeshëm të mbeten rishtas të përkëdhelurit pa meritë. Kurse populli lypset vetëm të presë deri sa Perëndimi, i dëshpëruar, t’i pranojë këta mafiozë si “ajkën” e kombit, me qëllim që këta të  sundojnë, siç bënë për dekada të tëra edhe etërit e tyre mizorë.
Prandaj populli duhet t’i ndëshkojë me votë bijtë e bllokmenëve, të cilët nuk ia duan të mirën. Për sa kohë që nuk pranojnë këta xhahílë një popull, që të vendosë vetë për fatin e tij. Për sa kohë që nuk duan pavarësínë e individit dhe nuk pajtohen me lirínë dhe personalitetin e secilit shqiptar. Të mësuar me skllevër, neobllokmenët aspirojnë vetëm filozofinë e “rreshtit”, të nënshtrimit, të servilizmit, të frikës dhe të pasigurisë për të nesërmen. Vetëm kush u vihet në shërbim, kush voton për ta, kush u mbush mitingjet; vetëm kush ndihet i lidhur me të kaluarën komuniste dhe pranon si “zotër” të vendit këta xhelatë, mund të përfitojë diçka nga “indulgjencat” e sofrës poshtëruese të këtyre despotëve, të veshur me mentalitetin e një pushteti anakronik, të çuditshëm, gati misterioz. Prepotenca e tyre nuk njeh detyrimin e shërbestarit. Sipas tyre, ata duhet të jenë sundimtarë të përjetshëm, kurse Perëndimi lypset t’i pranojë kështu, arrogantë, siç vijnë nga diktatura më e egër.
Por kohët që kanë ndryshuar, po e pengojnë keqas Ramën dhe neobllokmenët të dallojnë fundin tragjikomik të karrierës së tyre të dështuar politike, që po i pret më 8 Maj të këtij viti!...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›