E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashke urimi i kryepeshkopit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos në urimin e Pashkëve, që kujton vuajtjet, kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezusit u kërkoi besimtarëve ortodokse se duke ndjekur Krishtin do të ecin në dritën e ngjalljes, në një ripërtëritje të vazhdueshme.

“E kremtja e Pashkës, vëllezërit e mi, na ndihmon të shikojmë dhimbjen që na shtyp, të përditshmen, dhimbjen e madhe ose të vogël, deri dhe vuajtjen e vdekjes, në një perspektivë të ndryshme. Duke kundruar Krishtin që u kryqëzua dhe u ngjall, duke përjetuar dhimbjen tonë bashkë me të, parashijojmë në paqe një ngjallje shumëdimensionale”, u shpreh kryepeshkopi.

“Le të ndajmë bashkërisht me mirësi, hidhërimet e atyre që ndodhen pranë nesh, duke u kujdesur t’i lehtësojmë me besimin ngjallësor dhe dashurinë tonë të shprehur me vepra”, tha kryepeshkopi Anastas duke e mbyllur urimin e tij për Pashkën me fjalët: “Krishti u ngjall!”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›