Ferdinand Xhaferri, 1994, kontrabandë me naftë greke për Millosheviçin kundër çamëve dhe kosovarëve
Pjesë nga libri me raportet e OKB dhe Departamenteve amerikane të Shtetit e të Energjisë me titullin Kontrabanda në Europën Juglindore. Lufta në Jugosllavi dhe zhvillimi i rrjeteve kriminale rajonale në Ballkan, botuar në vitin 2002 nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Center For The Study Of Democracy). Në libër demaskohet implikimi i Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në vitet 1994-1995, kur drejtor ishte Ferdinand Xhaferri (sot Xhaferaj) dhe lidhjet e tij me ish-oficerët e Sigurimit, Asfalisë, UDB-së. Rruga që ndiqte nafta greke kontrabandë nga porti i Durrësit me trenat e Ferdinand Xhaferrit (sot Xhaferaj) deri në kufi me ish-Jugosllavinë. Me fitimet që merrte Greqia keqtrajtonte çamët, kurse Millosheviçi vriste kosovarët dhe boshnjakët. Harta është hartuar nga CIA amerikane dhe OKB. Berisha dhe Xhaferri ishin lidhur me ish-agjentët e Sigurimit, UDB-së, shërbimet sekrete ish-komuniste bullgare, rumune, hungareze, ruse-sovjetike, kroate, maqedonase për të mbajtur në këmbë regjimin gjakatar të Millosheviçit
1.
Pjesa më e madhe e kanaleve të kontrabandës në Shqipëri janë zhvilluar nga ish-punonjës të shërbimit sekret shqiptar “Sigurimi”. Ky shërbim u shkri në qershor të vitit 1991 dhe u zëvendësua me Shërbimin Informativ Kombëtar SHIK. Si rezultat i këtij ristrukturimi më shumë se rreth 10 mijë agjentë të Sigurimit humbën vendet e tyre të punës dhe iu kthyen krimit të organizuar sipas një studimi të prillit 1992. Ata shfrytëzuan të gjitha mundësitë e ofruara nga sanksionet që iu vendosën fqinjit të vendit, Jugosllavisë dhe në partneritet me krimin e organizuar Italian që hyri në Shqipëri menjëherë pas kolapsit të regjimit stalinist në vend. Kontrabanda e naftës me Jugosllavinë (në mënyrë të veçantë me Malin e Zi) u kthye në aktivitetin më fitimprurës për një numër të madh agjentësh të shërbimit sekret, të cilët morën edhe monopolin e operacioneve të kontrabandës në Shqipërinë veriore. Përveç kësaj shumë nga qytetarët e thjeshtë gjithashtu u përfshinë në këtë aktivitet. Ata transportonin naftë në anën tjetër të kufirit me barka, makina private dhe gjithashtu me gomerë, shkruan CIA në vitin 1995 (sh. Bibliotekën e Kongresit të SHBA, Rasti i Shqipërisë në vitin 1994). Ndërkohë, në raportet ndërkombëtare pas vrasjes së Bin Ladenit, përmendet fakti se lideri i Al Kaedës është strehuar në Durrës gjatë vitit 1994.
2.
Kontrabanda e naftës u përhap shumë në vitin 1994 ku kanali më i madh i hapur për transportin e naftës ishte me anë të hekurudhës ndërmjet Shkodrës dhe Podgoricës. Realizimi i këtij projekti nuk mund të bëhej i mundur pa përfshirjen apo të paktën pa dijeninë e autoriteteve në Podgoricë dhe Tiranë. Sipas burimeve në Drejtorinë e Hekurudhave në Shqipëri, me drejtor të përgjithshëm Ferdinand Xhaferri, më shumë se miliona litra naftë në ditë transportohej nga Durrësi në Mal të Zi në shtator 1994. “Më shumë se 200 barka në natë bënin rrugëtimin nga Zeta në Mal të Zi, në Vrakë në Shqipëri, duke sjellë barela me naftë më pas në bregdetin malazez, ku karburanti shpërndahej shumë shpejt në kamiona dhe transportohej në pjesë të tjera të republikës, në Serbi dhe këta që merrnin pjesë të tjera nga Kroacia dhe Bosnje Hercegovina. Një barelë me 210 litra blihej për 160 deri në 190 Marka në Shqipëri, dhe shitej për 300 deri 340 Marka në Mal të Zi (Çmimi varej shumë nga cilësia e karburantit). Sipas të dhënave të vlerësuara, vlera e kontrabandës së naftës shpeshherë arrinte në më shumë se 1 milionë USD në ditë, sipas një raportimi të Dragan Djuric (AIM Press).
Përfshirja e zyrtarëve të qeverisë dhe agjentëve të ish-sigurimit të cilët ishin vendosur si drejtues kryesorë në dogana dhe autoritetet tatimore, është konfirmuar nga Genc Ruli, ish ministër i financave gjatë qeverisjes së Berishës, sipas një artikulli të Fabian Schmidt në revistën ndërkombëtare Tranzition në 12 qershor 1999.
Sanksionet ndaj ish-Jugosllavisë u vendosën në maj 1992 dhe u ndërprenë në termat e marrëveshjes së Dejtonit në nëntor 1995.
3.
Autoritetet amerikane kanë investiguar dyshimet për thyerje të embargos ndaj ish-Jugosllavisë dhe kanë arritur në përfundimin se ajo është thyer nga Greqia. Gjithçka është renditur në një raport special të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në raport, Shqipëria evidentohet si vend i rëndësishëm transiti për naftën greke drejt Serbisë me transport hekurudhor nga porti i Durrësit, ku u shkarkuan mbi 220 mijë tonë naftë, kryesisht nga kompania shqiponja e PD-së deri në stacionin kufitar hekurudhor Bajzë-Tuz. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon ndërkohë prapaskenat dhe përpjekjet për thyer rezolutat e OKB-së. Ndonëse raporti i paraqitur bën fjalë për monitorimin e qeverisë amerikane ndaj Greqisë për respektimin e embargos, ai hedh dritë mbi rrugët e trafikut të naftës, që zinin fill në territorin grek për të mbërritur në Beograd nëpërmjet vendeve të treta. Gjatë vitit 1995 Shqipëria ka mbuluar pjesën dërrmuese të këtij trafiku, për shkak të embargos greke ndaj Maqedonisë. Raporti evidenton se rrugët nëpërmjet Danubit nuk ishin më të hapura se ato nëpërmjet porteve shqiptare, megjithëse Adriatiku atë kohë patrullohej nga luftanijet e NATO-s.
4.
Si ka funksionuar kontrolli i embargos së vendosur nga OKB ndaj ish-Jugosllavisë?
Në vitin 1993, në Shqipëri nisën funksionimin struktura të veçanta që veç specialistëve shqiptarë përbëheshin nga investigatorë amerikanë, policë financiarë italianë, doganierë belgë, kanadezë, francezë dhe zviceranë. Detyra e këtij organizmi ishte verifikimi i të dhënave për çdo firmë importuese të karburantit dhe transmetimi i të dhënave me doganat greke dhe italiane për ngarkesat me karburant që vinin drejt Shqipërisë. Kjo strukturë kishte një degë edhe në Lezhë, në rrugën drejt Shkodrës si dhe një tjetër degë në qytetin e Shkodrës. Në këtë mënyrë, vetë specialistët e huaj kontrollonin respektimin e embargos.
5.
Si qëndron e vërteta mbi lejimin e qëllimshëm të ngarkesave me karburant?
Kontrabanda e karburantit ishte në atë periudhë një nga burimet kryesore të fitimit jo vetëm për shqiptarët. Vetë fshatarët e zonave përreth Shkodrës, kalonin çdo ditë më makinat e tyre në pikën kufitare të Hanit të Hotit bidona me karburant. Dhe kjo shihej përditë sepse krijohej radha deri në 1 mijë makina çdo ditë. Për këto ngarkesa edhe vetë specialistët amerikanë që ndodheshin këtu në Shqipëri mbyllnin njërin sy. Ajo që ishte më shqetësuese dhe që është ngritur gjithnjë si problem kanë qenë ngarkesat e mëdha. Pra ata persona që e kishin kthyer në një biznes dhe që kalonin sasira problematike. Përgjatë dy viteve të embargos, në Lezhë funksiononte një pikë kontrolli, ku qëndronin jo vetëm policët shqiptarë, por edhe dy specialistë të huaj. Për Shkodrën, ishte përcaktuar një limit furnizimi prej 300 tonësh në ditë për nevojat e brendshme. Ky postbllok kishte detyrë të regjistronte kamionët me karburant që kalonin. Por në momentin që dy specialistët e huaj linin vendin e shërbimit, policët shqiptarë mund të korruptoheshin mjaft lehtë. Kështu karburanti kalonte pa problem.
6.
Amerikanët ishin në dijeni të këtyre pikave ku kryhej kalimi i karburantit pasi kishin avionë spiunë në qiell si dhe mjaft informacion, deri edhe filmime. Ata ishin në dijeni edhe të ngarkesa përtej kufirit, se ku përfundonin si dhe për çfarë përdoreshin. Sapo vinin informacionet dhe fotot me koordinatat e sakta për molet e tankerave apo tubat e shtrira nën lumë, forcat speciale niseshin për operacione. Shpesh ka patur edhe përplasje me armë. Bllokoheshin disa varka, priteshin tubat, por sapo specialët iknin sërish kontrabanda gjente
