Ferdinand i fokusuar vetëm në United
Rio Ferdinand thotë se për momentin ai nuk mendon për kampionatin botëror dhe se tani është i fokusuar vetëm te Manchester United.
Ferdinand së fundi është duke u përballur me dëmtime, dhe u rikthye në fushë gjatë kësaj fundjave kundër Wolves.
"Shpresoj se do të kem një seri të ndeshjeve dhe se do të kemi një fund të mirë të sezonit. Kam punuar me ngulm për të qenë i gatshëm në disa muajt e kaluar dhe në këtë lojë kjo është më e rëndësishme. Dua të luaj sa më shumë që mundem".
"Për momentin nuk mendoj për Kupën Botërore. Mendoj vetëm për Manchester United. Tani jam në fushë dhe luaj, nëse këtë e bëj në vazhdimësi për Manchester United atëherë gjithçka do të vijë në vendin e vet", ka thënë Ferdinand.