Superliga, fitojnë Skënderbeu e Kastrioti. Shtyhet ndeshja Shkumbini-Vllaznia

Faza e trete e Superliges ka nisur me rezultate surprize si fitorja e Skenderbeut 1-2 ne fushen e Beses. Skuadra korçare kaloi e para ne avantazh ne minuten e 44, fale nje goli te shenuar nga Lika qe do te vendoste edhe pjesen e pare. Me rikthimin ne fushe, Skenderbeu do te dyfishonte rezultatin ne minuten e 58-te me Guerrib, nderkohe qe vendasit e drejtuar nga Shpetim Duro nuk do te benin asgje me shume se sa te shenonin golin e nderit ne minuten e 78-te me autor Xhafaj.
Ky rezultat ka pasuar ate te dites se shtune, ku Kastrioti mundi 0-1 Tiranen ne kryeqytet. Nje gol i Djarmatit ne minuten e 13-te te takimit i ka dhene tri pike shume te rendesishme skuadres se Ndreut ne objektivin e saj per te shpetuar nga renia ne kategorine e Pare. Me humbjen e Tiranes ne fushen e saj ka përfituar Laci qe ka ngushtuar ne nje pike diferencen me kampionet ne fuqi dhe tani mund te synoje vendin e trete, qe do te thote nje bilete per ne Kupat e Evropes.
Skuadra laçiane ka fituar ne shtepi 3-1 ndaj Flamurtarit. Nora ne minuten e 36-te ka kaluar vendasit ne avantazh, gol ky qe do te mbyllte dhe fraksionin e pare te lojes. Ne pjesen e dyte, pikerisht ne minuten e 55-te do te ishte perseri Nora, ai qe do te dyfishonte rezultatin per Lacin, qe dhjete minuta nga fundi i takimit do te mbyllte gjithcka me golin e trete te shenuar nga Veliaj. Flamurtari, i cili rrezikon renien nga kategoria arriti vetem te ngushtonte rezultatin me Zeqirin ne minuten e 85-te, gol ky qe vlen vetem per statistika.
Teuta ka barazuar 1-1 me Apolonine. Do te ishin fieraket ata qe do te kalonin te paret ne avantazh ne minuten e 16-te me Berkic, por vetem dy minuta nga fillimi i pjeses se dyte vendasit do te barazonin rezultatin me Ymeraj duke marre nje pike te rendesishme ne shtepi.
Ne ndeshjen tjeter te javes se 23-te te Superliges Dinamo ka mundur minimalisht 1-0 Gramozin, ndersa takimi Shkumbini-Vllaznia nuk eshte zhvilluar per shkak te kushteve te renduara ne fushen e Peqinit.
Nertan Prifti