Ferdinand i hakmerret Hodgsonit

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka gjetur një mënyrë për t’ju hakmarrë selektorit të Anglisë, Roy Hodgson i cili nuk e ftoi në skuadër për Euro 2012.
Ferdinand pranoi se e mori rëndë vendimin e Hodgsonit dhe shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të treguar se çka mendon për selektorin e ri.
“Woy, a dukem i brengosur?”, shkroi Ferdinand në një fotografi të publikuar në profilin e tij zyrtar. Ferdinand debutoi për Anglinë më 1997 kurse me fanellën e ‘Tre luanëve’ luajti 81 ndeshje dhe realizoi tre gola.