Mancini falënderon kryesinë e Cityt

Roberto Mancini beson se përkrahja nga pronari Sheikh Mansour dhe presidenti Kkaldoon al-Mubarak luajti rol kyç në triumfin e Manchester Cityt në Premierligë.
City triumfoi në ligë në bazë të golaverazhit më të mirë se rivali i qytetit Manchester City. Dhe, menaxheri Mancini beson se përkrahja që mori nga kryesia e klubit inspiroi futbollistët drejt suksesit.
“Ne kemi marrëdhënie fantastike sepse kryesia përbëhet nga njerëz shumë të mirë. Ata gjithmonë kanë përkrahur ekipin, edhe në periudhat më të vështira. Ne e fituam titullin për këtë arsyeje”, deklaroi Mancini për Sky News Arabia.