Villas-Boas, kandidat për Liverpoolin

Liverpooli ka filluar kërkimin për menaxherin e katërt në katër sezonet e fundit pas shkarkimit të Kenny Dalglishit.
Sipas të përditshmes angleze The Guardian, drejtuesit e klubit nga Anfield Road kanë formuar një listë me emrat e kandidatëve për të marrë udhëheqjen e skuadrës.
Në të, thuhet se përfshihen ish menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas i shkarkuar nga gjiganti londinez më herët gjatë këtij sezoni. Por, si opsione janë edhe Jurgen Klopp i Borussia Dortmundit dhe Didier Deschamps nga Olympique Marseille.