Leo Mesi në finale me këpucë të reja
Romë - Lionel Mesi do ta luajë finalen e Ligës së Kampioneve me këpucët e një marke të re. “SprintSkin” quhen këpucët, të cilat Mesi i konsideron si idealet për të luajtur futboll. Argjentinasi i Barcelonës këto këpucë i shikon edhe si hajmali për të shënuar kundër Mançester Junaited.
Finalja e Ligës së Kampioneve ndërmjet gjigantëve të Barcelonës dhe Mançesterit do të zhvillohet nesër në stadiumin “Olimpiko” të Romës. Ndeshja pritet të fillojë në orën 20:45.
Finalja e Ligës së Kampioneve ndërmjet gjigantëve të Barcelonës dhe Mançesterit do të zhvillohet nesër në stadiumin “Olimpiko” të Romës. Ndeshja pritet të fillojë në orën 20:45.