Fergie: Ndaj Cityt të luaj unë mbrojtës!

Sir Alex Ferguson ka deklaruar se skuadra e tij Manchester United ka bërë mbrojtjen më të dobët në këtë edicion në ndeshjen ndaj Reading. Madje Fergie tha se nëse skuadra luan kështu ndaj Cityt, atëherë ai do të mendoj të hyjë vetë në fushë.
"Ishte e dhimbshme ta shikoje këtë ndeshje. Bëmë mbrojtjen më të keqe të sezonit, prandaj duhet patjetër të bëjmë diçka për ta ndryshuar këtë. Por fatmirësisht treguam edhe një herë tjetër se kemi lojtarë që dinë ta zgjidhin ndeshjen edhe në situata të vështira. Megjithatë, nëse mbrojmë kështu kundër Mançester Sitit, atëherë do më duhet të hyj vetë në fushë" deklaroi Ferguson./Indeksonline.