Stadiumet e shëmtuara

Të këqij në pamje, të vjetër dhe për më tepër të papërshtatshëm për t’u shikuar ndeshjet nga tribunat. Të gjithë përveç njërit, Juventus Stadium. 17 arenat ku zhvillohen ndeshjet në Serie A – shtet që gjithnjë është pjesë e G8-ës – vuajnë shumë në aspektin e infrastrukturës dhe mungesës së investimeve, shkruan Gazzetta dello Sport.
Nga shtetet më të mëdha të futbollit evropian, Italia pa dyshim i ka stadiumet më të këqija. Shumica e stadiumeve nuk kanë bërë asnjë riparim nga Kampionati botëror 1990. Mesatarja e vjetërsisë së stadiumeve të Serisë A është 61 vjet, në përjashtim të njërit, vetëm atij të Juventusit, i pari që është pronë private.
Andaj, është e kotë që të qarkullojnë ankesa për mos-frekuentimin e tyre që dëshmohet më së miri me një numër të vogël të shikuesve gjatë ndeshjeve të ligës me përjashtim të dueleve derbi. Nga viti 1991 deri më 2011, shikueshmëria e ndeshjeve të Serisë A nga stadiumet ka rënë për plot 21 për qind, kurse rivalët e tjerë evropianë kanë shënuar ngjitje të konsiderueshme, Bundesliga +48 për qind, Premierliga +15 për qind.
Po ashtu fajësohet shteti që kritikohet se bën pak për t’i ndihmuar atyre klubeve që kanë përgatitur një projekt për renovimin ose rindërtimin e stadiumeve të tyre. Pas Juventusit, që kreu me sukses rrënimin e ish stadiumit Delle Alpi dhe ndërtoi arenën moderne që aktualisht mban emrin Juventus Stadium, një plan ambicioz për krijimin e një stadiumi modern e ka paraqitur edhe Udinese.
Por, ende nuk është bërë diçka konkrete rreth planit të klubit nga Friuli. Por, edhe ligji është arsyetim. Juventusi ia doli edhe pa të. Kurse Udinese mbetet në shpresë. Të tjerat? Duket se më tepër mendojnë të shpenzojnë para në transferimin e ndonjë ylli se për përmirësimin e gjendjes së stadiumeve të tyre: në 13 vitet e fundit në Serie A janë derdhur 9 miliardë euro nga të drejtat televizive, 12 sosh janë shpenzuar në pagat e futbollistëve.