E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fergie bëhet nënë, lind djali i saj

Këngëtarja Fergie, ikonë e grupit pop-rap, Black Eyed Peas, mbrëmjen e djeshme solli në jetë në Los Angelos fëmijën e saj të parë.

Lajmi në fjalë u komunikua nga zëdhënësi i bashkëshortit të saj, aktori Josh Duhamel.

Emri i zgjedhur për fëmijën është Axl Jack Duhamel, dhe vogëlushi peshon 3.5 kilogramë, ndërsa kjo është eksperienca e parë si prind për të dy partnerët.

Mësohet se si nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se çifti është i lumtur për të sapoardhurin në familje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›