E Diel, 1 Nëntor 2026

„Miss Graçanica 2013“ Milica Qurçiq

Milica Qurçiq nga Gushterica e Poshtme është zgjedhur “Miss Graçanica 2013”, manifestimi është mbajtur në pishinën “Hacienda” të Graçanicës, në kuadër të manifestimit Vera kulturo-argëtuese 2013”.

Në garë ishin 20 vajza. Milica Qurçiqin e shoqëroi (në vendin e dytë) Sanja Qosiq nga Prishtina, kurse përcjellësja e dytë ishte Zorana Cvetanoviq nga Shillova. Miss fotogjene u zgjodh Maja Neshiq, mis sharmi Tamara Daçiq, kurse mis për bukuri të fytyrës u shpall Jelena Jeremiq.

Bukuroshja Qurçiq u shpërblye me një mijë euro dhe me bursë për studime në Kolegjin afarist ndërkombëtar në Mitrovicë.

I gjithë manifestimi u shoqërua edhe me program kulturo-argëtues./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›