Ferguson “piketon” Huntelarin për sulmin
Por “Djajtë e Kuq” duhet të mposhtin konkurrencën e Tventes së Stiv Mek Larenit, që prej kohësh është vënë në gjurmë të Huntelarit. Megjithatë, vetë lojtari duket pak i interesuar të lërë Milanin, duke qenë se shpreson që të gjejë më tepër hapësira në 11-shen e Leonardos, për të mos humbur mundësinë e grumbullimit në Kombëtare për Kampionatin Botëror.
Po ashtu, sipas fjalëve më të fundit që qarkullojnë në merkato, sulmuesi i Realit, Rud Van Nistelroi, mund të përdoret në një shkëmbim të mundshëm me qendërmbrojtësin e Çelsit, Rikardo Karvaljo.
Madrilenët janë në kërkim të një mbrojtësi, pas dëmtimit të rëndë të Pepes (sezoni për mbrojtësin portugez është mbyllur). Nga ana tjetër, Çelsi ka nevojë për sulmues, duke qenë se Drogba dhe Salomon Kalu do të mungojnë gjatë janarit, për shkak të angazhimeve me kombëtaret në Kupën e Afrikës.
Duke qëndruar te Çelsi, edhe portieri Petr Çeh duket se nuk e ka më vendin e sigurt, pasi trajneri Karlo Ançeloti nuk është shumë i kënaqur nga paraqitjet e fundit të portierit çek. Zgjidhja për katërkëndëshin e bluve mund të jetë portieri i Uest Hemit, Robert Grin, që kërkohet edhe nga Sandërlendi dhe Aston Vila.