Kukës, reshjet e borës gjatë natës bllokojnë dy komuna
Drejtori i drejtorisë rajonale të rrugëve, Rushit Gashi deklaroi se janë të izoluara komunat e Arrnit e Grykë Cajës, ku trashësia e dëborës ka arritur në mbi 20 centimetra, “ndërsa të gjitha akset e tjera rrugore që lidhin qendrat e komunave me qytetin e Kukësit janë të kalueshme, ndonëse me zinxhirë”.
Sipas tij, reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar probleme në akset kryesore rrugore, ndërsa dy fadroma po punojnë në aksin kryesor rrugor Morin-Kukës -Qafë Shllak.“Këto mjete që shërbejnë për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës e skories kanë punuar pa ndërprerje, madje edhe në orët e natës, duke mundësuar lëvizen e mjeteve të në çdo moment", tha Gashi.