E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj Berluskonit, agresori i kërkon ndjesë

Masimo Tartalia i ka shkruar një letër kryeministrit, në të cilën shpreh fajin dhe keqardhjen e thellë për veprën mizore dhe të pakuptimtë që ndërmori.

Avokatët e Tartalias lajmëruan se ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të pavarur duke përjashtuar çdo lloj prapavije politike. Agresori ndodhet në paraburgim, dhe babai i tij deklaron se ai vuan prej vitesh nga çrregullime mendore.

Berluskoni gjatë sulmit pësoi thyerje në hundë, dy dhëmbë të thyer dhe u ça në buzë. Ai gjendet në spital dhe pritet të dalë nga aty që ditën e sotme. Mjeku personal i Berluskonit, Alberto Zangrilo njoftoi se do të nevojiten tre javë për kurimin e plotë nga sulmi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›