Ferguson: Mancesteri, me dy sulmues per edicionin e ri
Aleks Ferguson theksoi se ka nje ide te re per sulmin e ekipit et tij. Ferguson pas ardhjes se Havier Hernandez deshiron qe te aktivizoje ne sulm dy lojtare. Runi, i cili shenoi 34 gola en edicionin e fundit ne Premier Lige do te jete partner i blerjes me te fundit te Djajve te Kuq. "Ne kemi luajtur edhe ne te kaluaren me dy lojtare ne sulm," - theksoi Ferguson. - "Kjo nuk do te thote se mund te jete dicka e re,' - shtoi trajneri i Djajve te Kuq. - "Hernandez ka per te pasur nje start te mire. Ai eshte nje lojtar inteligjent dhe ka te dhena te jashtezakonshme. Kampionati Meksika eshte i veshtire dhe ka sjelle mjaft lojtare ne Premeir Lige." Te besuarit e Aleks Ferguson jane duke u pergatitur per nje ndeshje ndaj Celsit qe do te luhet diten e shtune. Trajneri Ferguson thekson se ndryshimet nuk do te shihen ne nje ndeshje apo ne pak, por ne nje afat te gjate. Sipas tij, skuadra do te permiresohet gradualisht dhe pretendon trofete e ketij sezoni, ashtu sic ka garuar gjate viteve te fundit.- "Ne gjithmone shohim me larg, se nje ndeshje" - perfundoi Ferguson.