E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, barazimnë miqësorenme Arsenalin

ANGLI- Pas disfatës 2-0 me modestët e Varezes, Milani ka treguar sot se mbetet një ekip i rëndë, duke barazuar 1-1 me Arsenalin në turneun “Emirates Cup”. Mendohej se do të ishte një përballje e vështirë për kuqezinjtë, që vinin pa Ronaldinjon, Pirlon, Inzagin e Ambrozinin, por 14 minuta para fundit Pato ka barazuar avantazhin e Shamak në pjesën e parë.

Ndeshja ka qenë e një niveli të ulët dhe ka treguar pak gjëra të bukura. Në 45 minutat e para ritmi thuajse ka munguar, ndërkohë që Milani goditi shtyllën në minutat e para me anë të Flamini. Në minutën e 36-të, Arshavin shërben një top të artë për Maruan Shamak, që i vetëm me portierin arrin të realizojë. Një gol që u duk se do t’i jepte fitoren Arsenalit, madje në pjesën e dytë “Topçinjtë” patën edhe disa mundësi të tjera. Por, në minutën e 76-të Aleksandre Pato arriti të barazonte rezultatin, që nuk ndryshoi deri në fund.

Në takimin tjetër të “Emirates Cup”, Sëlltiku i Glazgout barazoi 2-2 me Lionin. Francezët udhëhoqën deri në 2-0, por në 10 minutat e fundit pësuan dy gola nga skuadra skoceze.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›