E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull Air Race 2010, spektakel nga gara e aeroplaneve

Kampionati Boteror "2010 Red Bull Air Race" ka nisur dje nga provat ne Lausitz te Gjermanise dhe do te vijoje sot me garen, ku do te shpallen edhe fituesit. Kampioni ne fuqi Paul Bonhom i Britanise konsiderohet nje prej favoriteve per te fituar kete gare, ndersa rivalet e tij kryesore jane Hanes Ark dhe Nigel Lamb te Austrise. Gara e motorsportit qe po zhvillohet keto dy dite do te jete e 50-ta, qe kur "Red Bull Air Race" u kthye ne nje event zyrtar, ne vitin 2003. Kjo gare koeicidon me 10 vjetorin e krijimit te cirkuitit te "EuroSpeedeay", me i madhi dhe me moderni ne Evrope. Piloti gjerman Matias Dolderer do te kerkoje qe te mbylle sa me mire garen, me aeroplanin me te cilin ai garon, "Edge 540 V3". - "Do te jete fantastike qe te garoj ne vendin tim," - theksoi Dolderer, i cili u ngjit per here te pare ne podium, gjate karrieres se tij, ne garen finale te vitit 2009 qe u zhvillua ne Barcelone. Ai shpreson qe te perserise kete performance para tifozeve vendas. Gara e "Euro-Speedeay" do te mbyllet sot dhe do te jete hera e dyte qe zhvillohet ne Gjermani. - "Gjermanet i duan shume sportet me motore dhe Red Bull Air Race eshte kthyer ne nje sport mjaft popullor, gjate viteve te fundit," - shtoi Dolderer. - "Regjioni i Lauzitz eshte perfshire i tere nga kjo gare dhe jam i sigurte se do te jete dicka fantastike qe do te na gezoje shume," - theksoi ai. Ceku Martin Sonka eshte gjithashtu nje perfaqesues me pretendime te larta per te marre maksimumin e kesaj gare. Bonhome, Ark, Dolderer dhe pilotet e tjere e kane kthyer veshtrimin e tyre per te fituar tre garat e Evropes, pasi kane rivalizuar kete vit ne disa nga pistat e kontinenteve te tjera, si ne Abu Dhabi, Perth, Rio de Zheniero, Uindsor, Kanada, si dhe ne nje gare historike qe u zhvillua per here te pare ne Nju Jork. Kjo gare u pasqyrua "live" edhe ne ekranin televiziv amerikan "Fox". Kane mbetur edhe gjashte gara nga perfundimi, por pista e Gjermanise do te jete percaktuese deri diku, per ecurine e metejshme te piloteve dhe suksesin qe ata pritet te shenojne ne fund te kampionatit. "Kjo gare do te jete vendimtare, si zakonisht," - theksoi Bonhome, duke perpjekur qe te fokusohet nga cmimi i madh. Ai fitoi garen e pare te ketij viti ne Abu Dhabi, por me tej Ark fitoi tre gara te tjera duke u ngjitur nje pike para, pas duelit te Nju Jorkut. Bonheme mori serish kryesimin dhe sfida me e madhe do te jete qe te mbaje kete pozicion, deri ne mbyllje te kampionatit.
A. Muraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›