Ferguson: Pensionohem për të qëndruar pranë gruas

Sir Alex Ferguson i ka shpjeguar për herë të parë arsyet kryesore që e shtyen atë të mendoj pensionimin nga Manchester United. Trajneri skocez tha se vdekja e motrës së gruas, e ka shtyer atë të mendoj për pensionim për të qenë më afër gruas.
"Vdekja e motres së gruas time më ka shtyer që të mendoj pensionimin. Gruaja ime ka nevojë tani që të qëndroj më shumë pranë saj. Unë e di se po e lë skuadrën në duar gtë sigurta. David Moyes është një trajner i mirë të cilin tifozët duhet ta përkrahin.
Sa i përket Rooneyt, ai ka kërkuar të largohet nga United, por mendoj se është i ngutshëm me këtë. Ai duhet të mendoj më thellë për të ardhmen e tij. Besoj se ai është i frustruar me lënien në bankën rezervë në disa ndeshjet e fundit, por kjo nuk është asgjë" deklaroi Ferguson./indeksonline/