E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coentrao i Realit, bëhet objekt humori

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao është bërë objekt humori për bashkëlojtarët e tij në ndeshjen ndaj Espanyol. Coentrao nuk ishte i ftuar për këtë ndeshje nga Jose Mourinho, por që ai kishte zënë një vend në bankën rezervë të Realit.

Bashkëlojtarët e tij e dinin gabimin e tij me të cilin qeshnin. Iker Casillas i sqaroj atij se nuk e ka vendin aty sepse nuk është rezervistë për këtë takim. Ai e pyeti ndihmësin e Mourinhos për të konfirmuar këtë lajm.

Ronaldo e zuri vendin e tij në bankën rezervë duke e injoruar Coentrao me një gjest që e paraqiste atë si torollak.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›