Balotelli romakëve: Mbylleni gojën

Ndeshja derbi e kësaj jave në Serie A, përveç turpit, nuk sjelli asgjë tjetër. Jo vetëm loja e ashpër në fushë dhe monotone, ishte ajo që e përshkonte këtë sfidë.
Qindra tifoz romak i dhanë hije të keqe derbit me gjestet e tyre. Tifozët romak vazhdimisht e fyenin Mario Balotellin në baza racore duke eqitur takti lojtarin italian. Ai ndalej dhe u bënte me gishtë që të mbyllin gojën, por që thirrja e tij nuk ra në veshin e tyre. Në një moment gjyqtari ishte gati të ndërprente sfidën duke i thënë kapitenit Totti që të ndërhyjë tek ta.
Thirrjet me zë majmuni ishin fyerjet që Balotelli kohë pas kohe i dëgjonte. Gjesti pritet të dënohet rëndë nga Komisioni Disiplinor pranë Serie A.
/>