E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini firmos stadiumin e ri

Presidenti i UEFA-s francezi Mishel Platini i shoqeruar nga zv.presidenti i FIFA-s njekohesisht presidenti i Federates Spanjolle Angel Maria Vijar dhe nga 11 presidente federatash futbolli ne mbare Europen perfshire ate polak grek ukrainas etj. mberriti per te pesten here ne Shqiperi me rastin e 80-vjetorit te krijimit te Federates Shqiptare te Futbollit qe daton ne vitin 1930.

Vizita e tij pervec pjesemarrjes ne ceremonine gala te ketij pevjetori te FSHF-s kishte si synim madhor arritjen e marreveshjes me qeverine shqiptare per ndertimin e nje stadiumi te ri.

Kam kenaqesine tiu informoj se qeveria shqiptare dhe UEFA ne bashkepunim me FSHF do te bejne Tiranen me nje nga stadiumet me moderne ne rajon. Nuk do te jete me i madhi por me i bukuri deklaroi kryeministri i Shqiperise Sali Berisha.

Per inagurimin e tij kryeministri Berisha beson ne realizimin e nje tjeter endrre kthimit te Shqiperise si Montekarlo me zhvillimin e Superkupes Europiane Platini po shqyrton mundesine qe ky stadium te inaugurohet me Superkupen e Europes u shpreh Berisha.

Presidenti i UEFA-s Michel Platini u shpreh Sapo ju premtoi kryeministri se shume shpejt do te keni nje stadium te ri. Nese do te keni ekipe qe luajne ne Champions League ato nuk mund te luajne ne kete stadium. I thashe zotit kryeminister se UEFA do te mbeshtese FSHF-ne per ndertimin e ketij stadiumi rast i rralle ky per UEFA-n.

Me heret ne kete vizite te tij presidenti i UEFA-s Mishel Platini dhe delegacioni prej 11 presidentesh te tjere kane inaguaruar nje prej fushave te kompleksit stervitor te Tiranes Skender Halili.

Ne kete inagurim pervec presidentit te UEFA-s Mishel Platini ishte i pranishem edhe kreytari i Bashkise se Tiranes Edi Rama I cili deklaroi Do doja te kujtoja qe disa vite me pare se bashku me Platini ne inauguruam nje fushe te vogel futbolli ne oborrin e nje shkolle. Sot inaugurojme nje fushe te madhe ne oborrin e skuadres me te madhe te Shqipreise Tiranes.

Pasdite ne ceremonine e festimit te 80-vjetorit te Federates Shqiptare te Futbollit ku pervec protagonisteve te historise se futbollit ne Shqiperi ishte dhe nje grup perfaqesues i firmes spanjolle qe ka bere projektin e ri te stadiumit Qemal Stafa.

Nje projekt ky i krijuar ne baze te tre koncepteve themelore qe ka kuptuar kjo firme ne krijimin e projektit. Formen gjeografike te hartes se vendit tone relievin e thyer malor dhe ngjyrat kuqezi te flamurit tone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›