Chelsea mund Spartak 2-0

Blute londineze edhe pse me mungesa mundin ruset 2-0 me gola te shenuar qe ne pjesen e pare.
Chelsea u paraqit ne Rusi me mungesa te shumta midis te cileve Drogba Lampard Alex Ramires dhe Benayoun megjithate arrin te fitoje ne fushen e veshtire te Spartakut te Moskes.
Me tre fitore ne tre ndeshjet e para te grupit F Chelsea e sheh veten shume prane kualifikimit ne 1/8 e finaleve te Liges se Kampioneve.
Ne 24 mbrojtesi i majte rusi Zhirkov shenon nje gol te mrekullueshem duke kaluar ne avantazh anglezet.
Ndeshjen e mbyll praktikisht qe ne pjesen e pare Nicolas Anelka pas nje asisti nga mesfushori Essien.
Me kete fitore Chelsea-t i nevojitet vetem nje pike per tu kualifikuar per me tej dhe mund te perqendrohet tashme ne Premier League.