E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson do 7 blerje per Junajtid

Mançester Junajtid kërkon të blejë 7 futbollistë. Kjo është dëshira e trajnerit Ferguson, i cili ka përfshirë në planet e tij sulmues të njohur si Levandovski të Dortmundit, Nejmar të Santosit apo Vuçiniç të Juventusit.
Skocezi 71-vjeçar ka në dispozicion sulmues të nivelit të lartë si Uejn Runi, Robin Van Persi apo Hernandez, por kërkon një skuadër edhe më të fortë, ndërsa nuk ka ndërmend ta largohet nga drejtimi i skuadrës angleze, megjithë moshën e shtyrë.
Junajtid është pranë titullit kampion në Angli dhe për Fergusonin do të ishte i 13-ti në këtë detyrë.
Por, trajneri skocez dëshiron të fitojë sërish Champions Leaguen, ndaj edhe i duhet cilësi më e madhe në ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›